Masakra në Velipojë, pranga dy të plagosurve, në kërkim tre vëllezër, pistoletat në hotel

schedule16:42 - 27 Qershor, 2021

schedule 16:42 - 27 Qershor, 2021

Shkodër – Hasan Ferracaku 54- vjeç dhe  Elmelind Dyli 17-vjeç janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për masakrën e ndodhur gjatë natës në Velipojë ku humbën jetën 4 persona.

Po ashtu sipas policisë në kërkim janë shpallur Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Besar Verracaku, vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

LEXO EDHE: 4 viktima, si nisi sherri që solli masakrën me armë në Velipojë

Kujtojmë se dy të arrestuarit Hasan Ferracaku  dhe  Elmelind Dyli po ashtu mbetën të plagosur në konfliktin e armatosur, ato momentalisht ndodhen tek spitali i Traumës në Tiranë ndërsa akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

LEXO EDHE: Pronarë hotelesh dhe punëtor, zbulohen emrat e viktimave të masakrës së Velipojës

Në përplasjen e përgjakshme në Velipojë, mbetën të vdekur në vend Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Musaein Zeneli 20 vjeç.

LEXO EDHE: Në xhep iu gjetën qindarkat e ditës së parë të punës, familja e jetimit nuk përballon dot shpenzimet mortore

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Hasan Ferracaku., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!