Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Shkodër, 20 të shoqëruar/ Dy personat e shpallur në kërkim janë brenda vendit

schedule13:08 - 12 Shtator, 2025

schedule 13:08 - 12 Shtator, 2025

Të paktën 20 persona janë marrë në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni lidhur me masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso I njohur me mbiemrin Brajovic si dhe një kamariere e lokalit.

Mes të pyeturve nga grupi hetimor është edhe Mustafa Licit babai i Ibrahim Licit lidhur me banesën e motrës së tij që u gjeten armë, municione dhe drone. Sipas policisë Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit ndërsa mohon çdo lidhje me ngjarjen.

Asnjë prej te marrve në pyetje nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që mund të kenë porositur vrasjen apo njohjen me atorin e arrestuar Ragib Gilën. Ata janë lënë të gjithë të lirë pasi u janë marrë deklaratat.

Ndërkohë si persona për tu marrë në pyetje sipas policisë janë edhe të paktën 5 persona, por nuk janë gjetur. AbcNeës mëson se dy të shpallurit në kërkim për arsenalin me armë të gjetur pasa masakrës , 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se i siguruan armatimin dhe mjete të tjera autorit nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit shqiptarë  sipas të dhënave në sistemin TIMS.

E gjithë ngjarja është e filmuar me kamera sigurie që nga momenti i ardhjes së autorit, kryerjes së krimit e deri tek arrestimi i tij.Pista kryesore ku janë fokusuar uniformat blu në Shkodër, janë përplasjet mes fiseve në Shkodër, si dhe e shkuara kriminale e Erogen Vasos, dhe të vëllait të tij, Denis Brajoviç I arrestuar për llogari të SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!