SHQIPËRI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për dy masakrat e ndodhura, njëra në SHBA me 15 viktima dhe tjera në Mal të Zi me 12 të vrarë.
Ajo thekson se Shqipëria shpreh solidaritetin me kombet mike, në këto akte të pakuptimta me humbje jetësh.
Ministria e Jashtme:
Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.
Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë./abcnews.al