Masakra në Paskuqan/ Seanca nis me një heshtje, Nikolla: Dënim maksimal për agresorin

schedule10:25 - 2 Mars, 2023

schedule 10:25 - 2 Mars, 2023

Seanca plenare ka nisur me një minutë heshtje, për tre gratë e vrara një ditë më parë nga Dan Hutra në Tiranë.

Ndërsa i kërkoi deputetëve të ngrihet në këmbë, Nikolla kërkoi dënimin maksimal për autorin.

“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agrsori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit, për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!