Organizata terroriste Shteti Islamik bëri publike mesditën e së shtunës, përmes një postimi në rrjetin e saj të lajmeve, Amaq, në Telegram, një foto që pretendon se tregon katër autorët e sulmit në Rusi, ku mbetën të vrarë të paktën 133 persona.
Në postim, i cili sugjeron se autorët nuk janë identifikuar, thuhet se sulmi në Rusi është kryer në kontekstin e “luftës së ndezur” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin.
??
BIG BREAKING- #MoscowAttack: ISIS via AMAQ News releases Statement and group picture of the 4 terrorists that carried out the terrorist attack in Moscow, #Russia. pic.twitter.com/JHpvgjisVd— ConflictLive ? (@conflict_live) March 23, 2024
“Luftëtarët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk, në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në zonë përpara se të tërhiqen në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre”, theksohet në një pikë tjetër, dhe shtohet se “ata pushtuan të armatosur me automatikë, pistoleta, thika dhe bomba në sallën e koncerteve dhe tre filluan të qëllonin njerëzit, ndërsa i katërti i vuri flakën vendit”.
Në këtë mënyrë, Shteti Islamik i përgjigjet, në thelb, kryeredaktorit të Rusisë Sot, i cili theksoi më herët se “gjakderdhja në vendin e koncertit nuk është vepër e ISIS-it, por e ukrainasve”./abcnews.al