Masakra në Moskë, gjykata ruse lë në paraburgim katër të arrestuarit

schedule23:53 - 24 Mars, 2024

schedule 23:53 - 24 Mars, 2024

Katër të arrestuarit, të dyshuar për sulmin të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, janë lënë në paraburgim për të paktën dy muaj. Dalerdzhon Barotovich Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov akuzohen për akte terrorizmi.

Gjykata tha në një deklaratë se Mirzoyev, një shtetas i Taxhikistanit dhe Rachabalizoda, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur, kanë pranuar fajin. Të katër do të mbahen në paraburgim deri të paktën më 22 maj, shtoi gjykata.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësine e sulmit të së premtes në Crocus City Hall dhe ka postuar video nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët rusë kanë pretenduar, pa prova, përfshirje të Ukrainës. Por Kievi thotë se pretendimi është “absurd”.

Reuters

Reuters

Zoti Rachabalizoda

Zoti Mirzojev

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!