Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku mbetën të vdekur 10 persona pasi u qëlluan me armë, mes tyre dhe dy fëmijë, ndërkohë i vrarë mbeti dhe autori i ngjarjes.
Përmes një postimi në Facebook, Meta i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave si dhe qytetarëve malazezë.
Postimi i Metës:
I tronditur nga tragjedia në Cetinje, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin tim familjeve të viktimave të pafajshme, popullit mik dhe autoriteteve të Malit të Zi. Ndaj dhembjen, mendimet dhe lutjet e mia për jetët e pafajshme të humbura sot! ????