Masakra në Florida/Incidenti i 18 i këtij lloji në shkollat amerikane

schedule11:57 - 15 Shkurt, 2018

schedule 11:57 - 15 Shkurt, 2018

Në 45 ditët e para të këtij viti janë 18 incidentet me armë që kanë ndodhur në shkollat amerikane ndërsa numri total i viktimave shkon në 22. Ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në shkollë, apo në zonat ku banojnë

Masakra e Parklend në Florida ku një 19 vjeçar vrau të paktën 17 persona duke qëlluar me armë ndaj studentëve dhe mësuesve në ish shkollën e tij – ishte episodi i 18 me armë zjarri në një shkollë të Shteteve të Bashkruara të Amerikës në vitin 2018. Gjithsej në 45 ditët e para të 2018, 22 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në shkollë apo në zonat ku banojnë. Nga 18 incidentet me armë zjarri, tetë prej tyre kanë shkaktuar viktima ose të plagosur, 8 të tjera jo, dhe 2 ishin raste vetëvrasjeje.

Incidenti më i rëndë para masakrës në Parklend ishte ai në një shkollë në Kentaki në fund të muajit janar ku një nxënës 15 vjecar qëlloi ndaj shokëve të tij të klasës duke vrarë 2 dhe duke plagosur 18. Në ditët e para të shkurtit, në Los Angeles, dy student u plagosën rëndë kur pistoleta fshehur në çantën e njërit prej tyre u shkrep pa dashje. Por ka pasur dhe raste të shtënash pranë shkollave si në Vermont ku  agjentët e policisë qëlluan për vdekje një hajdut. Një peson tjetër mbeti i vrarë në konviktin e shkollës së tij duke pastruar pistoletën.

Në një statistikë më të zgjeruar janë 273 rastet e të shtënave në shkolla duke filluar që nga masakra e Sandy Hooks në 2012, ku mbetën të vrarë 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Në këto 273 raste, 318 persona mbetën të plagosur dhe 121 janë vrarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!