Masakra në Dobraç/ Karamuço: Sprovë edhe për SPAK-un, po hetohet pista e duhur

schedule23:03 - 14 Nëntor, 2024

schedule 23:03 - 14 Nëntor, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se hetimet për masakrën në Dobraç, do jenë sprovë edhe për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço u shpreh se po hetohet pista e duhur.

“Optimist se e di që pista që po ndiqet është pista e duhur. Policia e di se edhe ku janë strehuar atentatorët. Policia e di kush janë atentatorët, thjesht duhet të bëjë lidhje mes tyre dhe mbështetësve. Është sprovë edhe për SPAK, në këto vite po bën këtë dinamikë hetimi. Nuk kanë devijuar në pistë. Mbetet ai ngërçi, u desh të shkohej sërish në vendngjarje. Këta personazhe, përfitimin kryesor e kanë nga trafikimi ndërkombëtar i drogës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!