Masakra në Deçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

schedule19:56 - 28 Nëntor, 2021

schedule 19:56 - 28 Nëntor, 2021

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

https://www.tiktok.com/@gentaisufii/video/7035332596456459525?referer_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2F&referer_video_id=7035332596456459525&refer=embed&is_copy_url=0&is_from_webapp=v1&sender_device=pc&sender_web_id=6990801407361271301

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!