Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurise “detyrim paraqitje” për Fabio Allushin.
42 vjeçari ishte vetëdorëzuar të mërkurën në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 Tetorit në ish Bllok, ku u ekzekutua Fabiol Gaxha me këtër plumba dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
42 vjeçari Fabio Allushi ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Pas arrestimit, ai deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas avokatit të tij Allushi nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Vetë i akuzuar nga policia ka pohuar se u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar. “Unë kam pritur deri sa të sqarohej pozicioni im dhe më pas u vetëdorëzove”, ka shtuar ndër të tjera Allushi në polici.
E njëjta dëshmi e paraqitur në seancën e sotme, duket ka bindur trupin gjykues të caktonte ndaj Fabio Allushit masen “detyrim paraqitje”. /abcnews.al