Një konflikt mes tre familjeve shkaktoi tre të vdekur mesditën e djeshme në qytezën e vogël të Klosit.
Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira u vranë në mes të Klosit nga plumbat e një pistolete.
Autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri, pak minuta pas vrasjes së dyfishtë, në pamundësi për t’i ikur policisë drejtoi armën nga vetja dhe qëlloi duke humbur jetën menjëherë.
Dy persona të tjerë, gjithashtu babë e bir, mbetën të plagosur.
“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir, 46 vjeç dhe Kenado Shira, 17 vjeç. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë”, tha kreu i Policisë së Dibrës, Dhimitraq Ziu ditën e djeshme.
Kush ishte shkaku i konfliktit
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e Fiqiri Mjeshtrit së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin.
Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.
Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.
Së bashku me Eglantin dhe Renato Hasulin ishin edhe Lir dhe Kenard Shira.
Më pas Mjeshtri ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.
Kenad dhe Renato ishin kushërinj të parë, djem tezesh.
Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka
Një kamër sigurie ka filmuar të gjithë masakrën e ndodhur në Klos. Pamjet janë sekuestruar nga policia dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve
Mësohet se 14-vjeçari Renato është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.
Arrestohen dy vëllezërit e autorit Fiqiri Mjeshtri
Ditën e djeshme u shoqëruan në ambientet e Policisë dy vëllezërit e tij Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.
“Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje”, bëri me dije policia./Abcnews.al/