Masakra me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, 91 plumba nga një armë, autori dyshohet të jetë një komando, ndërroi karikatorin disa herë

schedule17:51 - 6 Shtator, 2022

schedule 17:51 - 6 Shtator, 2022

Masakra e Fushë Krujës ku u ekzekutuan tre të rinj, mes të cilëve dhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt është kryer nga një armë e vetme. Hetuesit zbuluan faktin befasues pas ekspertizës së 91 gëzhojave, e dyshojnë se dhe autori mund të jetë një komando i stërvitur.

Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të biznesmenit Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, janë ekzekutuar me një arme të vetme.

Ky është detaji me i ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës, mëson Ora News.

91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore.

Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës,  rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.

LEXO GJITHÇKA MBI MASAKRËN E FUSHË-KRUJËS 

Në ekzekutimin e 17 korrikut dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se 4 persona.

Në makinën e djegur tip “Passat” që autorët përdorën për vrasjen, policia sekuestroi tre armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat” e autorëve ka qëndruar në vendin buzë rrugës nacionale Kamëz-Fushë Krujë dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke e ndjekur pas.

Në vendin e mbikalimit, autorët parakaluan mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë, të cilët u qëlluan për vdekje nga një armë e vetme./Abcnews.al/