Masakra e Selenicës, kërkohet burg përjetë për Ritvan Zykajn

schedule13:16 - 19 Shkurt, 2019

schedule 13:16 - 19 Shkurt, 2019

Dosja për masakrën e Selenicës ku tetë vetë mbetën të vrarë nga Ritvan Zykaj ka shkuar në gjykatë. Hetimet për këtë ngjarje kanë përfunduar dhe sipas burimeve të ABC News, prokurori ka kërkuar burg përjetë për Ridvan Zykajn, njeriu që vrau tetë familjarët e tij në Gusht të vitit të kaluar.

Ndërkohë do të jetë Gjykata e Vlorës, ajo që do të marrë në shqyrtim dosjen dhe do të japë vendimin për Ridvanin e frikshëm. Ky autor vazhdon të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë së Vlorës dhe aty nuk i ka shkuar askush ta takojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!