Në përvjetorin e Masakrës së Peshkëpisë, të shënuar më 10 prill 1994, një grup aktivistësh, protestuan para dyerëve të SPAK, duke kërkuar drejtësi dhe rihapjen e hetimit për këtë ngjarje, për për të cilën akuzohet si i përfshirë edhe Alfred Beleri.
Armend Cjapi aktivist dhe ish ushtarak në postën e Peshkëpisë ku ndodhi masakra tha se drejtësia nuk duhet të hesht, por duhet të zbardh sa më parë autorët e vertetë.
Fredi Beleri është një ndër të akuzuarit për masakrën e Peshkëpisë, ku disa persona të armatosur dhe me uniforma ushtrie sulmuan një repart ushtarak shqiptar në afërsi të Gjirokastrës, në këtë ngjarje ranë dëshmorë ushtarët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.
Çështja u mbyll nga SPAK në 2021 për mungesë provash./abcnews.al