Masakra e Miçiganit, nxënësi i bullizuar vrau shokët e klasës, dy të tjerë në gjendje të rëndë

schedule22:29 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 22:29 - 1 Dhjetor, 2021

Është identifikuar autori i masakrës së ndodhur një ditë më parë në një shkollë në Miçigan. Ai është Ethan Crabley 15-vjeç i cili do të përballet me akuza për terrorizëm dhe vrasje.

Nga sulmi i një dite më parë vdiqën tre nxënës ndërsa një i katërt ndërroi jetë sot për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë mbetën të plagosur 8 persona, 7 prej të cilëve ishin nxënës.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. I plagosur mbeti edhe një mësues i cili mori plagë në shpatull. Hetuesi Michael Maccabi deklaroi se 15-vjeçari kishte qëlluar 15 deri në 20 herë ndërsa sulmi zgjati të paktën 5 minuta.

Autori kishte pësuar në rrjetet sociale fotot e armës pak para sulmit duke shkruar “Do shkatërroj botë, do i them lamtumirë nesër Oksfordit”. Nuk dihen ende saktësisht arsyet e sulmit, por disa dëshmi paraprake kanë ngritur dyshimet se 15-vjeçari kishte qenë vazhdimisht viktimë e bullizmit. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!