Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

schedule13:41 - 20 Mars, 2023

schedule 13:41 - 20 Mars, 2023

 

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me  burgim të përjetshëm Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin të akuzuar për atë që njihet si masakra e Lushnjës, ku mbetën dy të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. Edhe Apeli i Posaçëm, pranoi kërkesën e SPAK, duke lenë në fuqi vendimin e shkallës se parë për Bilbilin e Kaloshin.

Ndërkohë për ngjarjen vijon të jetë në kërkim edhe Laert Haxhiu. Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre këta persona si pjesëmarrës  në grup të strukturuar kriminal dhe autorë të disa ngjarjeve kriminale në qytetin e Lushnjës.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun e Anterio Kaloshi janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017-të. Veç  akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet edhe  për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!