Masakra e Dobraçit, gazetarja Llabani: Është identifikuar autori i vrasjes

schedule21:38 - 25 Nëntor, 2024

schedule 21:38 - 25 Nëntor, 2024

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit se policia ka identifikuar autorin e masakrës së Dobraçit, ku humbën jetën katër persona, Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

“Në rastin e Shkodrës është identifikuar edhe autori i vrasjes”, deklaroi gazetarja në studio.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha ishin duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe i përplasi. Flutura Basha ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa Bashkim Basha disa ditë më vonë në spital./abcnews.al