Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra e “21 Janarit” me 4 të vrarë e 137 të plagosur/ Martin Leka: Nëse SPAK nuk e mbyll çështjen ka dështuar

schedule20:50 - 30 Tetor, 2025

schedule 20:50 - 30 Tetor, 2025

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e “21 Janarit”. Analisti Martin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se nëse SPAK nuk arrin ta mbyllë këtë dosje me zbardhjen e plotë të ngjarjes, “ky SPAK ka dështuar në mënyrë spektakolare”, duke rikujtuar se më 21 janar 2011, përveç katër viktimave, kishte edhe 137 të plagosur me armë zjarri.

Ai shtoi se prania e Bashës në SPAK tregon se çështja është ndër prioritetet e hetuesisë, por paralajmëroi se çdo veprim gjysmak do të perceptohej si “spektakël” dhe jo drejtësi e vërtetë.

“Nëse SPAK nuk e mbyll këtë çështje ky SPAK ka dështuar në mënyrë spektakolare. Atë natë ka pasur edhe 137 të plagosur me armë zjarri. Kjo e bën një masakër të jashtëzakonshme. Kjo është çështja që SPAK do të zbardhë çështjen, ose SPAK ka rënë përfundimisht.

Nëse sot Basha shkon do të thotë që është një dosje në prioritete e SPAK, por nëse bëhet një hap dhe arrihet do të thotë që është një spektakël. E dyta është që Rama të mos çojë lule te pllakat e trotuarit nëse çështja nuk zgjidhet”, tha Martin Leka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!