“Masakër, njëlloj si në Bucha,” Zelensky i shokuar pas vizitës në Izium-in e çliruar nga forcat ruse

schedule16:49 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:49 - 14 Shtator, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur ditën e sotme se është i shokuar nga ajo që pa gjatë vizitës së tij në distriktin e sapoçliruar të Izium-it në Kharkiv.

“Ajo që ne po shohim këtu është shokuese, edhe pse e kemi parë më parë edhe në Bucha…Njësoj si atje, kemi ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të vrarë,” u tha gazetarëve gjatë vizitës së tij lideri ukrainas.

Ai falënderoi qeveritë e huaja që dërguan hetues dhe prokurorë në Ukrainë për të hetuar shkeljet që dyshohet t’u jenë bërë të drejtave të njeriut nga forcat pushtuese.

“Ne të gjithë e kuptojmë se ky proces kërkon kohë … Jam i sigurt se do të ketë vendime për të gjitha këto, do të ketë një gjykatë. Nuk e dyshoj për asnjë sekondë,” tha Zelensky.

Ai shprehu gjithashtu besimin se të gjitha zonat e pushtuara do t’i kthehen përfundimisht Ukrainës.

“Ne duhet t’i dërgojmë sinjale njerëzve tanë që, për fat të keq, janë ende nën pushtim. Dhe sinjali im për njerëzit në Krime: ne e dimë se ata janë njerëzit tanë dhe është një tragjedi e tmerrshme që kanë qenë nën okupim për më shumë se tetë vjet. Do të kthehemi atje. Nuk e di kur saktësisht. Por ne kemi plane”, tha Zelensky. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!