Masakër në Florida, vriten 4 persona, mes tyre nëna me foshnjën në krah

schedule22:15 - 5 Shtator, 2021

schedule 22:15 - 5 Shtator, 2021

Katër persona, mes tyre një foshnjë, që nëna po e mbante në krah u ekzekutuan me armë zjarri në SHBA. Ngjarja ndodhi në Lakeland, në Florida.

Autori fillimisht nuk pranoi që të hidhte armë në tokë dhe të dorëzohej duke hapur zjarr kundër policisë.

Por shumë shpejt u neutralizua. Nga ngjarja mbeti e lënduar edhe një vajzë 11-vjeçe.

Ky njeri vrau 4 njerëz mëngjesin e sotëm, u përpoq të vriste oficerët tanë” deklaroi policia.

Disa prej mediave amerikane shkruajnë se autori i sulmit ishte përdorues droge./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!