Masakër në Brazil/ Ekzekutohen shtatë persona në qendër të qytetit

schedule09:10 - 21 Qershor, 2024

schedule 09:10 - 21 Qershor, 2024

Shtatë të rinj u ekzekutuan dhe dy të tjerë u plagosën natën e së mërkurës në të enjten në një shesh në Visoza do Ceara, në shtetin brazilian të Ceara (në verilindje të vendit), njoftuan autoritetet lokale.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë motivin e autorëve të masakrës. Personat ishin në një lokal në një shesh në qendër të qytetit kur sulmuesit mbërritën me makina.

Në vitin 2021, katër anëtarë të së njëjtës familje u vranë brenda shtëpisë së tyre në Visoza do Ceara. Ceará, një nga shtetet më të varfra të Brazilit, është ndër shtetet më të rrënuara nga dhuna.

Shkalla e vrasjeve atje arrin në 35.5 për 100,000 banorë, shumë më e lartë se shkalla kombëtare (23,4/100,000), sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga OJQ-ja Brazilian Public Security Forum (FBSP).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!