Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Masa, reformë dhe përgjegjshmëri”, Rama: Furnizimi me ujë i popullsisë sipas standardeve të BE-së!

schedule11:26 - 3 Shtator, 2025

schedule 11:26 - 3 Shtator, 2025

“Fragmenti i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e krijimit të Operatorit kombëtar të ujit. Ai tha se reforma e ujit kërkon përgjegjshmëri dhe shërbime.

Gjithashtu kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e rrugëtimin e anëtarësimit në BE, për të cilën tha se hyrja në BE kërkon që deri në 2030 të arrihen furnizimi sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“Ne jemi të përkushtuar dhe kemi shumë pika të kuqe për t’u kthyer në pika jeshile. Dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve në BE. Është e mundshme, por kërkon masa, reformë dhe përgjegjshmëri. Siç tregoi rasti i Vlorës, kemi njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të aftë në pika të ndryshme të territoreve, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e shëndetshme të operatorit kombëtar të prodhimit të ujit dhe shpërndarjes së furnizimit”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!