Masa e sigurisë, Saimir Tahiri del sot para gjykatës

schedule09:45 - 15 Maj, 2018

schedule 09:45 - 15 Maj, 2018

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda rreth orës 11:00 të kësaj të marte, për verifikimin e masës së sigurisë arrest shtëpie.

Të shtunën e 12 Majit, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liliana Baku vendosi këtë masë sigurie ndaj ish-ministrit, pas provave të dërguara nga Prokuroria.

Kërkesa e Prokurorisë u bazua në disa prova të përcjella përmes letërporosive nga Greqia dhe Italia.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ka paralajmëruar se vendimi do të ankimohet në Apel, pasi nuk ka asnjë provë të re kundër Tahirit.

Ish-ministri i Brendshëm po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprat penale “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!