Masa ajrore të paqëndrueshme, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule08:14 - 10 Maj, 2025

schedule 08:14 - 10 Maj, 2025

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore; ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!