Mary Trump hedh në gjyq xhaxhain e saj: Ka grabitur miliona dollarë nga trashëgimia

schedule14:19 - 25 Shtator, 2020

schedule 14:19 - 25 Shtator, 2020

Teksa po afrohet dita e zgjedhjeve presidenciale presidenti amerikan Trump po përballet dhe me probleme familjare. Vajza e vëllait të tij e ka hedhur në gjyq me akuzën se i ka grabitur miliona dollarë nga trashëgimia e saj.

Mery Trump ka hedhur në gjyq të afërmit e saj, presidentin amerikan Donald Trump, motrën e tij Maryanne dhe vëllain Robert,i cili u nda nga jeta kohët e fundit duke i akuzuar se i kanë marrë me anë të mashtrimit dhjetëra milion dollarë.

Akuza ka përfunduar në gjykatën e lartë të New York, me Maryn që pretendon se i kanë grabitur trashëgiminë. Ajo akuzon kreun e shtëpisë së bardhë, vëllain dhe motrën e tij se e kanë mashtruar dhe kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 500 mijë dollarë. Në akuzën e saj lexohet se mashtrimi nuk ishte vetëm një aktivitet familjar por një stil jetese.

Avokati i saj shprehet se me pretendimin për t’u kujdesur për mbesën e tyre adoleshente pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Donald, Robert dhe  Maryanne kanë programuar dhe kryer grabitjen e miliona dollarëve nga trashëgimia e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!