Këngëtarja e famshme Besjana Kasami, e njohur si Big Mama i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram.
Ajo shfaqet duke festuar me mikeshat e saj dhe është pikërisht në festën e saj të beqarisë.
Ndërkohë menjëherë pas këtij postimi, me mesazhin “Nata e fundit e beqarisë”, kanë vërshuar urimet e miqve virtualë në adresë të këngëtares.
Mirëpo nuk dihet nëse është e vërtetë apo bëhet fjalë për një projekt muzikor. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.
Prej kohësh Big Mama është në një lidhje dashuri, por ka preferuar ta mbajë larg medias. Ajo ka preferuar të mos flas asnjëherë publikisht për partnerin e saj./abcnews.al