“Martohemi prapë ose më jep paratë”, “Kahraman” probleme me ish-bashkëshorten

schedule19:30 - 26 Gusht, 2020

schedule 19:30 - 26 Gusht, 2020

Aktori turk Ozcan Deniz i njohur si “Kahraman”, po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve me ish-bashkëshorten e tij Feyza Aktan.

Çifti i dhanë fund martesës së tyre vitin e kaluar, por më pas bënë paqe në një kohë të shkurtër. Tani situata është përkeqësuar sërish dhe sipas mediave turke, Feyza i ka kërkuar aktorit të martohen sërish ose ta dëmshpërblejë me 15 milion lira turke.

“Le të martohemi sërish ose më jep dëmshpërblim 15 milion lira turke”, mësohet t’i ketë thënë ajo “Kahramanit”. Thuhet se arsyeja e divorcit të çiftit ka qenë xhelozia e Feyzas ndaj aktores Asli Enver me të cilën Ozcan Deniz ka luajtur në serialin “Nusja nga Stambolli”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!