Martini synon Kupat e Europës, Birçe ka një kërkesë për drejtuesit

schedule14:36 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 14:36 - 23 Dhjetor, 2019

Përfundon në shifrat 3-1 për Teutën Takimi Flamurtari-Teuta luajtur ne dy dite ne Vlore. Dy gola te Viles dhe një gol i Kallakut i kanë dhënë fitoren Teutës, ndërsa Ribaj në minutën e 89-të, thjesht ka shënuar për statistikë. Vlonjatet mbyllin një vit për turp, duke mos regjistruar asnjë fitore, ndërsa Teuta i afrohet me vetëm tre pikë kreut.

Trajneri Edi Martini e ka cilësuar një mbyllje shumë të mirë me dy fitore, ndërsa takimin në Vlorë aspak të lehtë. Golat e shënuar e vunë ndeshjen aty ku duhej. Tashmë, për Martinin, synimi mbetet arritja e Kupave te Europës, por gjithsesi do të shihet gjatë rrugës se çfarë mund të synohet edhe më shumë.

“Merkato e fortë, madje shumë e fortë nga presidenca, nëse do të tentohet që të luftohet deri në fund për mbijetesën. Në të kundërt, skuadra të përgatitet për sezonin e ardhshëm”. Trajneri Luan Birçe i ka idetë të qarta, kur pret që janari të sjellë ndryshime të fuqishme nga presidenca, ndërsa matematika lejon, por nëse nuk ka lëvizje të forta, skuadra të nise të mendojë për vitin e ardhshëm futbollistik.

Emiliano Vila shënoi dy gola dhe natyrisht ndihet i kënaqur, ndërsa vetëm tre pike larg kreut rrisin shanset për të kërkuar më shumë në vitin 2020. Teuta me fitoren 3-1 në Vlorë, e mbyll me 28 pikë në renditje vitin 2019, ndërsa Flamurtari mbetet i fundit në kuotën e 6 pikëve në renditje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!