Partizani arriti të fitonte më përmbysje sfidën kundër Teutës me shifrat 2-1. Në këtë sfidë të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët të cilët nuk e menaxhuan siç duhet ndeshjen dhe në fund u ndëshkuan nga demat e kuq.
Për “Supersport”, trajneri Edi Martini është shprehur shumë i zhgenyer, teksa ka theksuar se fundi i ndeshjes duhet menaxhuar më me ftohtësi.
“Mungesë përqendrimi në fund kur edhe ndëshkuat me të kuq? “Të vjen keq se ishte një ndeshje që shënuam, kishim mundësi ta mbyllnim lojën. Pastaj kur humbet raste e pëson. Topi ishte në favorin tonë dhe anësori e dha faull në anën tjetër, por ishin momentet e fundit dhe duhej të ishim më gjakftohtë të mos binim pre e provokimeve të atyre. Qetësia në ato momente është mbi të gjitha.
Duhej ta mbyllnim ndeshjen, se në momentet kur të duhen pikët me patjetër të fillon stresi. Sot donim me patjetër pikët maksimale dhe kjo na bëri nervozë. Kriza e pikëve të fut në siklete të tilla. Ka probleme në mbrojtje Teuta? Na kanë ardhur dy qendra të reja, janë të mirë por nuk janë të konsoliduar. Sot bënë një nga ndeshjet më të mira dhe rasti i penalltisë apo goli i dytë janë aksidental. Por, ka diçka që nuk shkon”, deklaroi Martini. /f.a/abcnews.al