Martini: Më sjell fat ky stadium! Përplasja Frashëri-Todorovksi? S’ndodh më

schedule19:19 - 4 Mars, 2020

schedule 19:19 - 4 Mars, 2020

Edi Martini, trajneri i Teutës, foli pas fitores me Partizanin. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai u shpreh: “Edhe Tiranën e kam mundur 1-2. I thashë Salillarit, ky stadium më sjell fat. Sekreti është puna dhe mundi i çunave në stërvitje. Pikët me Luftëtarin dhe penallti në Korçë duhet të ishin pikë për ne. Duhet të shohim përpara dhe të jemi të përqendruar deri në fund të ndeshjeve”.

“E kishim parë Partizanin, e dinim që në fillim do kishim presion. U thashë, që të mos pësojmë për 10 minuta, pasi pastaj do e vinim nën kontroll. Gjërat shkuan siç e kemi menduar”, shtoi Martini, i cili foli edhe për gjendjen e Kallakut.

“Do e kalojë Kallaku atë dëmtim. Nuk është një problem muskulor, nesër do të jetë në stërvitje. Kemi sakrifikuar, duke mos e lënë Kallakun të kthehet prapa. Në fakt na ka ndihmuar edhe prapa. Alkesi dhe Vila kanë detyrë të mbyllin nga krahët. Sakrifikuam me ata të dy në fazën mbrojtëse dhe kemi bërë që Kallaku të jetë më përpara. Na ka ecur këto ndeshje kjo lëvizje dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Frashëri kapi për fyti Todorovksin? Nuk janë shenja të mira. Nuk duhet të na ndodhin. Frashëri ka pasur emocionet e ndeshjeve jo të mirë dhe është emocional më shumë se duhet. Nuk do të ndodhë më, pasi ata të dy janë me të vërtetë shokë të mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!