Teuta do të përballet me Partizanin në kuadër të javës së 10-të të kampionatit, një ndeshje qe do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:45.
Në këtë takim djemtë e detit do të kërkojnë fitoren për të mos u shkëputur nga skuadrat e tjera që luftojnë për Europën.
Para kësaj ndeshje në konferencën për shtyp ka qenë i pranishëm trajneri i durrsakëve, Edi Martini, i cili është shprehur se i druhet Partizanit kur është në ujëra të turbullta, por gjithsesi ai është i bindur se demave do iu marrë edhe fitoren e dytë në këtë sezon.
“Gjithmonë shohim ndeshjen e radhës, nuk është koha për analizë fazash. Disa gjëra nuk kanë shkuar si duhet, nuk është momenti të qahemi. Le të bëhemi gati për Partizanin.
Presim çdo ndeshje që ekipi të bëjë lojën e vet. Jam i bindur që do ia arrijmë. Me lojëra të mira merren edhe rezultat. Jam i bindur për të marrë tre pikëshin.
Koubemba ka pasur dëmtim, Gorgiev do kohën e vet të përshtatet. Do na ndihmojnë si lojtarë. Partizanin e respektoj, i druhem Partizanit kur është në ujëra të turbullta. Është më i rrezikshëm në këto kushte.
Kampionati do bëhet sikur vjet. Arritëm më fund të parët dhe do mundohemi t’ia dalim sërish. Kemi Todorovksin në dyshim, e zëvendëson Idrizaj më së miri. Jemi gati për sfidën e nesërme”, deklaroi Martini. /f.a/abcnews.al