Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Era e fortë na frenoi, ka një shkak pse Teuta s’mund të rrijë mbrapa

schedule18:55 - 25 Janar, 2021

schedule 18:55 - 25 Janar, 2021

Teuta është abonuar me barazimet në “Niko Dovana”. Ekipi i Edi Martinit e mbylli në barazim 1-1 përballjen me Partizanit, rreth së cilës flet trajneri shkodran në prononcimin e dhënë për Supersport.

Bëmë një gabim te pësimi i golit. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, e dominuam. Në pjesën e dytë era e fortë nuk na la të shkonim lart shumë, topi nuk shkonte përpara. Ishte një lojë e fortë, një lojë rivalësh.

Pas daljes me të kuqe të Partizanit, dolëm me shumë forca në sulm, por rrezikuam të pësonim gol. Kushtet atmosferike ndikuan, gabuam dhe nuk qarkulluam mirë topin. Gjithsesi, duhet të kishim fituar takimin, por duhet të kishim qenë më të qetë.

Kjo skuadër nuk mund të rrijë mbrapa, pasi jemi më lart se kundërshtarët tanë. Kërkojmë të vemë diktatin tonë në lojë dhe të mos presim kundërshtarin. Duhet të kemi pak më shumë presion ndaj tyre.

Është shumë e vështirë kur ekipet vijnë e na mbyllën në mbrojtje, që të presin e të dalin më pas në kundërsulm“, deklaroi trajneri i skuadrës bregdetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!