Martinelli ngroh zemrat e tifozëve: Çfarë Reali, fitoj Champions me Arsenalin

schedule15:15 - 25 March, 2020

schedule15:15 - 25 March, 2020

Gabriel Martinelli është një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen. Sulmuesi i Arsenal, i cili ka shënuar 10 gola këtë sezon, nuk ka mbushur akoma 19 vjeç dhe është një pasuri e madhe për klubin londinez.

Italo-braziliani po kërkohet me ngulm nga Real Madrid, por preferon të qëndrojë tek Arsenal. Në një prononcim për FourFourTwo, Martinelli refuzon kalimin në Spanjë dhe zbulon ambicien e tij të madhe.

Real Madrid? Unë dua të fitoj Champions League dhe shumë trofe të tjerë këtu tek Arsenali. Kjo është mënyra për t’i bërë të lumtur tifozët tanë, ata meritojnë më të mirën, njësoj si stafi i klubit. Dua t’i rikthej diçka mbrapsht Arsenalit pas gjithçkaje që kanë bërë për mua”, deklaron sulmuesi i talentuar. /abcnews.al