Talenti brazilian i Arsenalit, Gabriel Martinelli, shpërtheu këtë sezon debutues të tij me fanellën e “Topçinjve”. I ardhur si një i panjohur nga ligat e ulëta braziliane, Martinelli nuk humbi aspak kohë dhe menjëherë, fitoi zemrat e tifozëve.
18-vjeçari madje, ka marrë edhe elozhet e Jurgen Klopp, me trajnerin e Liverpoolit që e quajti një talent që vjen një herë në 100 vite. Martinelli me deklaratën e tij më të fundit, i ka premtuar besnikëri Arsenalit.
“E dashuroj këtë klub. Sapo kam nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, jam gati të nënshkruaj edhe kontrata të tjera. Ëndrra ime është të fitoj Champions League me këtë klub. Dua të fitoj shumë trofe këtu dhe një ditë të jem kapiteni i skuadrës”, u shpreh Martinelli./abcnews.al
"I love this club. I just signed a 5-year deal. If I’m offered another one I will renew again. I dream of winning the league and UCL here. Arteta is the boss. I am trying to follow his path in being an idol at the club, winning trophies and being captain."
– Gabriel Martinelli pic.twitter.com/x0NxPvRUBJ
— AFTV (@AFTVMedia) August 28, 2020