Martesa në “Bardh a Zi”, Pastor Akil Pano: Është ngritur një mit që e rëndësishme të shfaqesh i lumtur, jo te jesh

schedule21:25 - 16 Prill, 2021

schedule 21:25 - 16 Prill, 2021

Në emisionin “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme është diskutuar për martesën dhe problematikat e saj.

Si një problematik është ngritur trendit  i ekspozimit në rrjetet sociale i jetës në çift, ku disa e bëjnë thjesht për tu dukur të lumtur ndërsa disa të tjerë shprehin në të vërtetë lumturinë e tyre.

Pastor Akil Pano ka thënë se tashmë me rrjetet sociale është ngritur një mit që e rëndësishme është që të shfaqesh si i lumtur.

Pastori: Kemi ngritur një mit për lumturinë. Je apo s’je i lumtur brenda është e rëndësishme që të shfaqesh si i lumtur për të treguar se ke një martesë të shëndetshme. Përmes këtyre fotove është projeksion i një realiteti që ne do të donim. Me anë te këtyre fotove. Xhelozi, ambicie. Krijohen të gjitha.

Dasara Karaiskaj: Mu më pëlqen pretagonizmi.

Erion Kristo: Ka njerëz që krijojnë iluzionin e kësaj lumturie. Por ka njerëz që nuk arrijnë dot këto. Ca do bëjnë këto të tjerët?

Dasara Karaiskaj: Mund të ketë familje të lumtura si në realitet si ne rrjetet sociale. Dhe ka nuse me vjehërr shumë më të mira.

Arben Skënderi: Me të dy vjehrrat vazhdoj t’ju flas me ju. Është distancë dhe respekt.

Migena Balla: Vjehrra është faktor ndikues ose tek bashkëshorti ose tek nusja. Por ndryshojnë dhe rastet dhe prezenca e vjehrrës.

Arben Skënderi : Nëse je me vjehrrën. Atëherë vjehrra është mbretëresha. Është poligame qenie e njeriut. Dënohet se mesjeta ka pasur një shthurje. U forcua familja dhe u krijuan disa parametra teknik.

Pastori: Në krijim të dy Adami dhe Eva ishin monogame. Por pas rënies në mëkat njeriut iu dhanë instinktet. Jeta  trupit dhe asaj të trupit. Të gjithë dhe cdo atom kërkon të jemi poligam. Arsye dhe vlera na kërkon monogamin. Por martesa është bekim i madh.

Migena Balla: Dënojnë tradhtinë, por lejojnë poligaminë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!