Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kos shprehet se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.
“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan Kallas në X.
Good exchange with Ambassador @ischinger and Western Balkans leaders on what they can contribute to our common European future.
We should all be more vocal on why the Western Balkans are important for the EU #MSC pic.twitter.com/GBGRyU0leC
— Marta Kos (@MartaKosEU) February 15, 2025
Gjatë vizitës në Mynih, Kryeministri Rama do të zhvillojë takime edhe me kryetarë shtetesh e qeverish, përfaqësues te institucioneve te rëndësishme ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile dhe kompani të rëndësishme që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike, digjitalizimit, etj./abcnews.al