Marsida Qatjes i marrin fëmijët, gjykata vendos detyrim paraqitje

schedule15:22 - 17 Tetor, 2019

schedule 15:22 - 17 Tetor, 2019

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar detyrim paraqitje për Marsida Qatjen kurse shërbimet sociale në Bashki i kanë marrë në kontroll fëmijët. Ndryshe nga vendimi i gjykatës, djali dhe vajza tashmë do të qëndrojnë me babain e tyre dhe jo me nënën. 

Pak pasi zbriti shkallët e prokurorisë ku iu kërkua të paraqitej detyrimisht një herë në dy javë, Marsida Qatja i dha gji fëmijës në ambientet e Bashkisë. Punonjësit socialë ishin aty për të kontrolluar veprimet e saj.

Dy-vjeçari i cili ndodhej me nënën në banesë natën kur ndodhi përplasja me armë do të ketë kujdestari të përbashkët. Marsidën dhe prindërit e saj. Vendimi u mor nga drejtoria e shërbimit social e cila po monitoron situatën pas ngjarjes.

Lëvizja e zyrtarëve vendorë u bë menjëherë pasi ndodhi krimi. Ata shkuan në shtëpinë e Marsidës për të parë gjendjen e fëmijëve, duke menduar se aty ndodheshin të tre.

Në fakt djali 14 vjeç dhe vajza 10 vjeçe ishin tek babai i tyre, burri i pare i 30-vjeçares. Këtej e derisa çështja të marrë vendim përfundimtar, ata nuk do të qëndrojnë me nënën e tyre ashtu sikurse ka përcaktuar gjykata kur çifti u divorcua.

Nënës se tre fëmijëve, në shtëpinë e së cilës një burrë u vra dhe një polic u plagos tashmë i duhet të përballet më shumë telashe. Gjykata disa orë pas kërkesës së prokurorisë vendosi detyrim paraqitje për përshtatje të ambienteve për përdorim droge./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!