Marsida Qatja rrëfehet: Një nga çunat iku të merrte përsëri kokainë

schedule12:13 - 12 Tetor, 2019

schedule 12:13 - 12 Tetor, 2019

Zbardhen detaje të tjera nga dëshmia e dytë e Marsida Qatjas. Burime të prokurorisë së Kavajës i thanë “Abc News” se 30-vjeçarja ka pranuar se natën e sherrit  kishin konsumuar kokainë. Qatja tha se Toçin e kishte thjesht shok dhe e ka thirrur për të larguar Haxhollin i cili e shqetësonte prej kohësh.

Në dëshminë e dytë Marsida Qatja ka rikonfirmuar lidhjen me 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Pas shqetësimeve të kohëve të fundit ajo pranoi para hetuesve se kishte thirrur shefin e sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçin për ndihmë. 30 vjeçarja ka thënë se shoku i saj erdhi për të ndërhyrë që Haxholli mos ta bezdiste më.

“Me Bledar Toçin kam patur thjesht miqësi”, ka deklaruar Marsida. Në atë mbrëmje nëna e tre fëmijëve ishte edhe në shoqërinë e Xhulio Biturku dhe një fqinji tjetër të cilët kishin njohje prej kohësh.

Gruaja ka pohuar edhe njëherë tjetër se para se të ndodhte sherri konsumuan kokaine dhe njëri prej djemve ishte larguar për të marrë sërish drogë kur u përplasën me armë Haxholli me Toçin.

Polici u plagos i pari me një plumb në qafë dhe në kushtet e vetëmbrojtjes  qëlloi për vdekje 41 vjeçarin. Krimi ndodhi të mërkurën që shkoi në darkë vonë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!