Marsi është larg, Barça afron datën e zgjedhjeve për president

schedule12:59 - 13 Nëntor, 2020

schedule 12:59 - 13 Nëntor, 2020

Barcelona nuk e ka një president me të drejta të plota dhe kështu do të vazhdojë deri në janar. Carles Tusquets kreu i përkohshëm i klubit ka vendosur të caktojë një datë të re të zgjedhjeve, duke e afruar afro dy muaj.

Dje në mbledhjen e këshillit drejtues është vendosur se zgjedhjet për president do të organizohen në 24 janar të vitit të ardhshëm. Në situatën që jetojmë nuk mund të themi se është e sigurt se zgjedhjet do zhvillohen në atë datë.

 

Carles Tusquets

Pandemia i ka bërë gjërat shumë të paparashikueshme dhe klubi do vendosë përfundimisht duke parë rrjedhën që merr pandemia dhe nëse qeveria i jep leje në atë kohë të zhvillohen zgjedhje.

 

Victor Font

Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet e reja, aq më mirë është sepse katalanasit janë në kolaps total, pas dorëheqjes së Bartomuet, i cili e futi klubin në krizë të gjithanshme dhe duhen me patjetër investime të reja, për të shmangur falimentin. Victor Font dhe Joan Laporta janë kandidatët kryesorë. /abcnews.al

 

Joan Laporta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!