Marsi afati i fundit dhe 250 milion € me dy këste, zhvillime për shitjen e Interit

schedule18:59 - 12 Mars, 2021

schedule 18:59 - 12 Mars, 2021

Suning Group është i gatshëm ta shesë Interin, por për ofertën e duhur. Deri më tani nuk janë pranuar deri në 800 milion euro, ndërkohë që së fundmi zikaltërit janë gati të pranojnë një zgjidhje të përkohshme nga amerikanët e Fortress.

Gazeta financiare, “Il Sole 24 ore”, raporton se kompania e njohur po ushtron presion për të blerë një pjesë të aksioneve për shumën e 250 milion eurove. Interi ka nevojë për para për momentin, pasi duhet të shlyejë disa prej borxheve.

Fortress po tenton ta mbyllë marrëveshjen deri në fund të muajit mars dhe për Interin si fillim janë gati të kalojnë menjëherë 150 milion euro, kurse më pas do të transferojnë edhe 100 milion euro të tjera.

Suning Group do vazhdonte të kishte shumicën e aksioneve dhe tashmë duhet të vendosë për ofertën e Fortress. Kinezët që zotërojnë klubit italian vijojnë të jenë në pritje edhe të ofertave të tjera, pasi ende nuk e kanë ndarë mendjen se çfarë do të bëjnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!