Nënat e indinjuara quhej marshimi i zhvilluar në Moskë, në mbështetje të aktivistes së arrestuar Anastasia Shevshenko. Kjo e fundit nuk u lejua as të vizitonte vajzën e saj, pak para se të ndërronte jetë në spital.
Qindra persona marshuan në rrugët e qendrës së Moskës në mbështetje të Anastasia Shefsjenko, aktiviste e lëvizjes “Rusia e Hapur” e oligarkut rus Mikhail Khodorkovski. Shefshenko u arrestua një muaj më parë dhe rrezikon deri në gjajshtë vjet burg. Për organizatën ruse që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ajo është një e burgosur politike.
Një nga organizatoret e marshimit u shpreh se ajo është aktualisht në arrest shtëpie në pritje të gjyqit dhe nuk u lirua as pasi vajza e saj u nda nga jeta. Në 30 janar vajza 17 vjeçare e saj u shtrua në spital në terapi intensive, në gjendje kritike për jetën. Por Shefshenko nuk u lejua ta vizitonte.
Manifesteusit theksuan se kjo ishte arsyeja që ky marshim u quajt “Nënat e indinjuara. Ngjarja ka prekur shumë persona dhe pse manifestimi nuk ishte i lejuar, kanë qenë të shumtë ata që janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit rus. Në disa prej parullave lexohej se shërbimet sekrete ruse janë armiqtë e popullit. Marshime të njëjta janë mbajtur dhe në disa qytetet të tjera të vendit./abcnews.al