Marshim sensibilizues për personat me sindromën “Down”

schedule16:35 - 20 Mars, 2022

schedule 16:35 - 20 Mars, 2022

Për të dhjetin vit radhazi qytetarët të kryeqytetit kanë zhvilluar një marshim në sensibilizimin të personave me sindromën “Down”.

Prindër së bashku me fëmijët e tyre,u  mblodhën përpara maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” rreth orës 11 të paradites.

Gjatë marshimit binin në sy pankartat e shumtë ku ishin shkruar kërkesat drejtuar institucioneve për të drejtat e kësaj shtrese. Prindërit e këtyre fëmijëve tregojnë se ndihma e shtetit është minimale, ndërsa pjesën më të madhe të shërbimeve e kanë marr nga privatët.

Hatixhe Lamçe nga Lushnja, 13 vite më parë zbuloi se djali i saj ishte me sindromën Down. Edhe pse kishte kundër të gjithë përfshirë edhe bashkëshortin, ajo zgjodhi t’i jepte jetë fëmijës. E ka rritur e vetme, ndërsa nga shteti kërkon mbështetje për përkujdesjen e Edenit.

“Unë nuk pranova ta heq. Doja që ta kisha fëmijën tim. Unë u mundova ta rris vetëm, por të paktën të kisha mbështetjen e shtetit. Ia ti nuk kujdeset fare”.

Dashuria që falin këta fëmijë, ka prekur edhe artistë të njohur. Aktorja Monika Lubonja, ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me një vajzë të vogël, për të cilën ka zgjedhur të marshojë sot.

Në sensibilizim me Ukrainën, fjongot këtë vit zgjodhën ti mbanin me ngjyrat e flamurit të këtij shteti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!