Protesta kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së të riut dje nga një efektiv policie në Tiranë është shtrirë edhe në qytete të tjera përveç kryeqytetit.
Pas Shkodrës, Vlorës, Sarandës dhe Durrësit, një marshim homazh u zhvillua edhe në Fier. Me pankarta në duar dhe qirinj, një grup të rinjsh kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt./ db/Abcnews.al