Marshim për kancerin e zorrës së trashë/ Maratonë sensibilizuese nga Spitali Amerikan dhe Bashkia Tiranë

schedule16:25 - 27 Mars, 2023

schedule 16:25 - 27 Mars, 2023

Një stil jetese me aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm si dhe kontrollet periodike shëndetësore parandalojnë sëmundjet. Informo, ndërgjegjëso, parandalo! Ky ishte qëllimi i marshimit sensibilizues ndaj kancerit kolorektal që Spitali Amerikan në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi në muajin dedikuar luftës kundër kësaj sëmundje të rrezikshme, aktivitet ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi.

Në fillim të aktivitetit, kryemjekja e Spitalit Amerikan, Dr.Shk. Lida Shosha foli mbi rëndësinë e ekzaminimit në kohë të sëmundjes si dhe dha disa këshilla e rekomandime për qytetarët, në mbrojtje të shëndetit të tyre.

“Tumori vret, ka komplikacione që kanë pasoja. Në shqipëri janë rrirtur rastet me këto tumore. Ne duhet të informojmë njerëzit. Kontrolli në kohë shpëton jetë, ul komplikacionet. Cdo person mbi 50 vjec edhe nëse ska probleme duhet të bëjë një kontroll. Mbi 400 raste në vit dhe vdesin rreth 100 pacientë.”

Nga ana e saj nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, e nderuara Znj. Keti Luarasi theksoi se veprimtari të tilla sensibilizuese mbi shëndetin janë me shumë vlerë për të gjithë, si dhe falenderoi Spitalin Amerikan për nisma të tilla.

“Të gjithë duhet të kontrollohemi. Të githë duhet të jemi të informuar. Të merremi me sport. Janë mbi 75 terrene sportive që janë investuar nga bashkia. Pjesa e ndërgjegjësimit që bëhet nga spitalet ne e presim me shumë dëhsirë bashkëpunimin.”

Marsi është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit kolorektal dhe ngjyra blu simbolizon përkujtimin e jetëve të humbura nga kanceri kolorektal dhe shpresën për një të ardhme pa tumor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!