Marshim në Baghdad kundër SHBA, lideri i shiit: Është një vend armik

14:46 | 25/01/202014:460

Janë rreth një milion personat që kanë zbritur në rrugë, në manifestime të ndryshme anti SHBA në Bagdad, të cilët  janë bashkuar protestës disa ditore kundër qeverisë së vendit. Por parulla kryesore aktualisht është kundër pranisë së trupave ushtarake amerikane në vend. Lideri shiit al- Sadr, kreu i një partie që drejton grupimin më të madh politik parlamentar në vend, e konsideroi Amerikën si një vend armik.

Në dyert e ambasadës amerikane në kryeqytetin irakian është vendosur një shpallje paralajmërimi kundër çdo veprimi armiqësor në dëm të selisë diplomatike.

Lideri shiit u shpreh se nëse qeveria amerikane do të refuzojë të largohet nga Iraku atëherë do të shpallet një vend armik dhe pushtues. Ai shtoi se vendi i tij nuk dëshiron një luftë kundër amerikanëve në tokën irakiane. Sipas tij Bagdad duhet të anulojë të gjitha kontratat e firmosura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të sigurisë, si dhe të mbyllë hapësirën ajrore për veprimet ushtarake amerikane./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono