Marsela Çibukaj vlerësohet me titullin “Ambasadore e gjuhës italiane”

schedule09:16 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 09:16 - 19 Dhjetor, 2022

Ambasadori italian Fabrizio Bucci, ka vlerësuar me titullin “Ambadore e gjuhës dhe e kulturës italiane në Shqipëri”, këngëtaren e njohur, Marsela Çibukaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes disa fotove të publikuara në Facebook, ku shihet teksa ka marrë vlerësimin.

Marsela e ka konsideruar këtë një surprizë shumë të bukur me rastin e fitores së Festivalit “Kënga Magjike 2022”.

Një vlerësim dhe një titull shumë i rëndësishëm për mua që prej vitesh si artiste nëpërmjet muzikës jam munduar të përcjellë dhe të promovoj vlerat e bukura të të dyja kulturave. Gjuhën dhe kulturën shqiptare në Itali dhe atë italiane këtu në vendin tonë. Kjo ishte një suprizë shumë e bukur brënda një mbrëmje feste e organizuar nga Ambasadori dhe staff-i i tij me rastin e fitores time në Festivalin “Kënga Magjike 2022”. E lumtur të kisha praninë e miqve dhe e personaliteve të shquar dhe të rëndësishëm për mua. Si ambasadore kulture uroj të jem gjithmonë një urë e fort arti midis Shqipërisë tonë dhe Italisë të bukur. Dy vendet kaq të shtrenjtë në zemrën time”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Marsela u shpall fituese me këngën e shkruar nga Alban Ramosaj. Ajo u votua nga kolegët e saj, të cilët në mënyrë unanime i dhanë çmimin e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!