Ndeshjet e orës 18:45 në Europe League kanë dhuruar spektakël.
Marseille dhe Brighton janë ndarë në barazimin 2-2 në Francë.
Pjesa e parë foli totalisht frengjisht, ku Marseille shënoi dy gola për 1 minutë ndaj “pulbardhave”. Mbemba shënoi në minutën e 19’, ndërsa Veretout në minutën e 20’.
Leksioni frengjisht përfundoi në pjesën e dytë, pasi intervali i dytë foli anglisht. Brighton ngushtoi shifrat në minutën e 55’ me anë të Gross, ndërsa në minutën e 88’ ishte Joao Pedro nga pika e bardhë e penalltisë që barazoi shifrat.
Atalanta ka marrë një fitore me peshë të madhe në Portugali ndaj Sporting me shifrat 1-2. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-2, ku Scalvini dhe Ruggeri ishin autorët e golave.
Në pjesën e dytë, Gyokeres shënoi golin e parë për Sporting, por nuk mjaftoi për të ndalur bergamezët.
Betis ka fituar në shtëpi ndaj Sparta Prague me rezultatin 2-1, ndërsa West Ham ka fituar me të njëjtin rezultat ndaj Freiburg në Gjermani./h.ll/abcnews.al