Marrja e financimit në planin e ri të rritjes/ Rama: Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë

schedule08:33 - 25 Mars, 2025

schedule 08:33 - 25 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë, për shpejtësinë në lidhje me marrjen e financimit në planin e ri të rritjes.

Në bashkëbisedimin online me qytetarët, Rama u shpreh se kjo është shenjë shumë e qartë e faktit që vendi po ecën me shpejtësi, për t’u anëtarësuar në BE.

“Më 29 të muajit jemi në Kretë, i ftoj të gjithëbashkatdhetarët ta në në Kretë të na bashkohen. Në 30 jemi në Athinë. Kemi një të re shumë pozitive. Komisionerja për Zgjermin, Marta Kos ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë dhe RMV për shpejtësinë për marrjen e financimin në planin e ri të rritjes. Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë. 30 milionë janë për buxhetin e shtetit  dhe 34 milionë kalojnë për infrastrukturën. Besoj se kjo është shenjë shumë e qartë e faktit që jemi duke ecur me shpejtësi, për t’u anëtarësuar në BE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!