Lajmi i mirë nga Italia, teksa raportohet se është drejt rikthimit në fushë mesfushori Emanuele Ndoj. Lojtari me origjinë nga Mirdita u dëmtua në muajin korrik në kyçin e këmbës dhe në muajt e fundit nuk ka mundur ta ndihmojë dot skuadrën e Brescia në ndeshjet e para të Serie A.
Mediat italiane raportojnë se Ndoj është bashkuar me grupin, por ende nuk ka formën e duhur. Gjithsesi thuhet se mesfushori do të mund të aktivizohet para pushimit të kampionatit. Një vit më parë mesfushori dha kontributin e tij për ngjitjen e “Dallëndysheve” në elitën e futbollit italian.
Ndoj, së bashku me Tonali e Bisoli, formonin treshen e mesfushës, që pritet të luajë edhe në Serie A. Lojtari i kombëtares shqiptare po stërvitet me intensitet, në mënyrë që të jetë sa më shpejt i gatshëm për lojë. /abcnews.al